Spider of the year 2017 – AL

Merimanga e Vitit 2017

Nuctenea umbratica (Clerck, 1757)

Nuctenea umbratica i pёrket familjes sё merimangave rrjetё rrumbullakёt (Araneidae). Kjo familje ka 3.095 lloje nё mbarё botёn, nga tё cilat 128 gjenden nё Evropё. Gjinia Nuctenea pёrfaqёsohet vetёm nga dy lloje nё Evropё: N. umbratica dhe N. silvicultrix, nga tё cilat Nuctenea umbratica gjendet kudo nё Evropё.

Shpёrndarja e saj vertikale ёshtё kryesisht nga ultёsirat deri nё kodrat e ulёta (deri nё rreth 800m mbi nivelin e detit), me shumё pak rekorde nё lartёsi mё tё mёdha. Nё Shqipёri, Nuctenea umbratica ёshtё hasur nё rrethin e Tiranёs dhe pikёrisht nё kodrat e Vorёs me lartёsi 200m mbi nivelin e detit. Ky lloj gjendet nё  habitate tё ndryshme tё tilla si nё drurё tё vdekur tё rrёzuar me lёvore tё clirёt, si dhe nё mjedise urbane si nё muret e shtёpive dhe gardhe, vecanёrisht nё qoshe dhe tё cara. Nё Evropё ky lloj ёshtё kategorizuar si jo i rrezikuar.

Nuctenea umbratica ndёrton njё rrjetё relativisht tё madhe (deri nё 70 cm nё diametёr) me njё formё ekscentrike nё tё cilёn qendra e rrjetёs zhvendoset gjithmonё drejt strehёs sё merimangёs. Merimanga e kalon ditёn tё fshehur nё strehёn e saj dhe ulet nё mes tё rrjetёs kur fillon tё errёsohet nё mbrёmje. Adultёt e kёsaj merimange mund tё gjenden gjatё gjithё vitit, por mё shumё nga Korriku deri nё Tetor.

N. umbratica ka njё dimorfizёm tё lartё seksual: gjatёsia e trupit tё femrёs ёshtё 13-16 mm, e meshkujve 7-10 mm. Trupi ёshtё i gjerё dhe i sheshtё. Ngjyrimi bazё ёshtё nga kafe nё tё kuqe deri nё tё zezё nё kafe, kёmbёt janё kafe e errёt dhe abdomeni ka njё njollё tё errёt si gjethe e cila mund tё ketё kufij anёsorё me ngjyrё mё tё hapur. Nuctenea umbratica mund tё ngatёrrohet me merimanga tё tjera mё tё errёta si Larinoides ixobolus, por kjo e fundit ka njё ngjyrё metalike tё zezё dhe gjethja ёshtё mё e hapur dhe mё shumё e dukshme. Lloji tjetёr i Nuctenea, N. silvicultrix ёshtё i shpёrndarё mё shumё nё lindje dhe ndryshon me N. umbratica pasi i ka pjesёt anёsore tё trupit me ngjyrё mё tё hapur dhe njё abdomen mё tё rrumbullakёt.

Ka disa arsye pёr pёrzgjedhjen e Nuctenea umbratica si Merimanga Evropiane e Vitit 2017: (1) lloji ёshtё shumё i zakonshёm, (2) pavarёsisht mёnyrёs sё saj tё fshehur tё jetesёs ajo mund tё gjendet lehtёsisht afёr shtёpive, (3) ёshtё njё lloj lehtёsisht i identifikueshёm, (4) ajo tёrheq vёmendjen e publikut rreth habitatit tё saj nё lёvoret e drurёve tё vdekur ose tё vjetёr si dhe tё formёs sё trupit tё saj. Pёrmes pёrzgjedhjes si Merimanga e Vitit, ne jo vetёm shpresojmё qё njё grup mё pak i populluar i kafshёve do tё sillet nё qendёr tё vёmendjes, por ne gjithashtu shpresojmё se kёrkuesit shkencorё mund tё marrin tё dhёna tё reja rreth shpёrndarjes aktuale tё saj.

Merimanga Evropiane e Vitit ёshtё pёrzgjedhur nga 81 araknologё nga 26 shtete Evropiane. Kordinimi ёshtё realizuar nga Muzeu i Historisё sё Natyrёs nё Vjenё sё bashku me “ Arachnologischen Gesellschaft” (AraGes) dhe Shoqata Evropiane e Araknologjisё (ESA).

Christoph Hörweg & Blerina Vrenozi

Kontakt nё Shqipёri

Dr. Blerina Vrenozi, Qendra Kërkimore e Florës dhe Faunës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Bulevardi “Zogu I-rё”, Tiranё, Shqipёri, bvrenozi(a)gmail.com

Posted in Spider_of_the_Year_2017