Spider of the year 2023 – AL

Merimanga e Vitit 2023

Cheiracanthium punctorium (Villers, 1789)

 

Cheiracanthium punctorium (Villers, 1789) i përket familjes Cheiracanthiidae. Në mbarë botën, kjo familje ka 363 lloje, nga të cilat 35 lloje janë të njohura në Evropë. Gjinia Cheiracanthium (merimangat thes verdhë) pёrfaqёsohet me 7 lloje në Shqipëri.

 

Shpërndarja, habitati, statusi i rrezikimit. Cheiracanthium punctorium është e shpërndarë pёrgjatё rajonit Palearktik, nga Evropa deri nё Azinё Qendrore. Në Evropë ky lloj është gjetur më së shumti në rrafshinat dhe faqet e kodrave deri në 800 m mbi nivelin e detit. Sidoqoftё, ka edhe rekorde tё pranisё sё tyre nё lartёsi mё tё mёdha, deri nё 1000 m. Kjo merimangё jeton mё sё shumti nё bimёsinё e ulёt dhe tё shkurretave tё zonave tё ekspozuara mirё ndaj diellit dhe tё hapura, por mund tё gjenden edhe nё livadhe me lagёshti. Në Shqipёri ky lloj nuk ёshtё i rrezikuar, por nё disa shtete tё Evropёs Qendrore ndodhet nё Listёn e Kuqe.

Përshkrimi. Gjatësia e trupit të femrёs sё Cheiracanthium punctorium është rreth 10-15 mm, ndёrsa meshkujt janё pak mё tё vegjёl (7.5-12 mm). Cefalotoraksi ka ngjyrim kafe-jeshile, ndonjёherё mund tё jetё plotёsisht portokalli, deri nё tё kuqe. Pjesёt e gojёs janё shumё tё gjata dhe robuste. Ato kanё njё pjesё bazale tё kuqe, dhe njё dhemb tё zi, tё mprehtё, me strukturё si gjilpёrё. Abdomeni i zbehtё i verdhё-jeshil, shpesh ka njё shenjё tё errёt formё zemre e cila vazhdon deri nё mesin e abdomenit, por ndonjёherё mund edhe tё mungojё. Kёmbёt janё tё verdha dhe me skajet e tyre mё tё errёta. Cifti i pёrparmё i kёmbёve ёshtё i zgjatur, i cili pёrdoret dhe si tipar ndarёs i gjinisё Cheiracanthum, me p.sh merimangat e gjinisё Clubiona.

Mënyra e jetesës. Ch. punctorium janё merimanga kryesisht nokturne dhe nuk ndërtojnë një rrjet për të kapur prenё e tyre. Ato janё aktive nё kёrkim tё presё së tyre, tё cilёn pasi e kapin e mposhtin me një pickim helmues. Falë nofullave të tyre të mëdha dhe të fuqishme, kёto merimanga mund tё kapin insekte të mëdha si karkaleca ose murgeshёza. Merimangat e kalojnë ditën në strehёn e tyre të rrumbullakosur të mëndafshtё, zakonisht në bimësi të ulët, shkurre ose nën gurë. Ato mund tё gjenden kryesisht në zona të hapura të papërdorura, veçanërisht në barin e gjatë, në hapёsirat mes pyjeve, nё tokё tё pakultivuar dhe nё livadhe, si dhe në skajet e shtigjeve dhe nё brigjet e lumenjve. Në mes të verёs, femrat subadulte ndërtojnë dhoma shumë të dukshme ku ndodh shtrimi i vezёve, me madhësi pothuaj sa tё njё veze pule, të cilat ndërthuren me bar, gjethe ose pjesё tё tjera bimore. Pranë kёtyre dhomave, meshkujt e pjekur seksualisht thurin strehёn e tyre të mëndafshtё. Sapo femra të arrijё pjekurinё seksuale, mashkulli shpёrthen nёpёr murin midis dy dhomave pёr tu ciftёzuar me femrёn. Pas kësaj, në Gusht, formohet kokoni me rreth 80-300 vezë. Gjatë kësaj periudhe strehёzat e femrave mbrohen në mënyrë agresive. Merimangat e vogla çelin 3-5 javë më vonë, nga mesi i Shtatorit deri në fillim të Tetorit. Ato largohen nga dhoma e shtrimit dhe dimёrojnё në dhomat e mëndafshta tё ndёrtuara afёr tokёs. Kёto dhoma kanё njё diametёr prej rreth 5 mm dhe ndёrtohen nga vetё tё vegjlit.

Helmi. Ch. puntorium mund tё pickojё njerёzit vetёm nёse ata përpiqen ta kapin atё. Sidoqoftë, jetesa e vetmuar e kёtyre merimangave, zakonisht larg zonave tё banuara, e bёn takimin me njeriun relativisht të pamundur. Pickimi shkakton një dhimbje të menjëhershme intensive djegёse që arrin kulmin pas 5-20 minutash dhe mund të zgjasë për disa orë. Intensiteti i dhimbjes është i njёjtё me atё tё pickimit nga njё grerёz. Pickimi mund të shkaktojë simptoma të tilla si ënjtje e moderuar lokale, skuqje, kruarje, tё vjella dhe ethe tё lehtë. Nё lёkurё nuk shkaktohen ndryshime nekrotike. Nëse është e nevojshme, rekomandohet njё terapi mbёshtetёse.

Lloje të ngjashme. Ky lloj dallohet lehtësisht nga llojet e ngjashme në Evropën Qendrore për shkak të madhёsisё dhe ngjyrosjes së saj të spikatur. Ajo mund tё ngatёrrohet vetëm me lloje të ngjashme tё merimangave tё familjes Clubionidae.

Pse Cheiracanthium punctorium ёshtё zgjedhur si Merimanga Evropiane e Vitit?

Nga njëra anë, një përfaqësues i kësaj familje të merimangave nuk është zgjedhur kurrë. Nga ana tjetër, kjo merimangё përmendet mjaft shpesh në media sepse shoqërohet gjithashtu me raste të pickimeve dhe për këtë arsye konsiderohet klinikisht e rёndёsishme. Megjithatё shumë shpesh këto janë thjesht hamendёsime, kështu që është shumё e rëndësishme të dokumentohen rastet përkatëse dhe të sigurohen informacione tё pёrgjithshme pёr këtë merimangë në mënyrë që të shmangni frikën e pabazuar. Duke zgjedhur Merimangën e Vitit, shkencëtarët shpresojnë që jo vetëm që do ti kushtohet vëmendje një grupi pak të njohur të kafshëve dhe habitateve të tyre të kërcënuara – nё kёtё rast vendet e hapura si livadhet dhe kullotat – por në të njëjtën kohë edhe për të mbledhur informacionin e përditësuar mbi shpërndarjen aktuale të saj. Në këtë kontekst, mund të shijoni këtë Merimangë të Vitit 2023 dhe të na ofroni ndihmë me të dhënat e vendndodhjes ose me dokumentime fotografike të këtij lloji. Merimanga Evropiane e Vitit është përzgjedhur nga 84 araknologë nga 27 shtete Evropiane. Kordinimi i votave është realizuar nga Muzeu i Historisë së Natyrës së Vjenës, së bashku me ‘Arachnologischec Gesellschaft’ (AraGes) dhe Shoqatën Evropiane të Araknologjisë. Christoph Hörweg & Blerina Vrenozi.

Kontakt nё Shqipёri:

Prof. Assoc. Dr. Blerina Vrenozi, Muzeu i Shkencave tё Natyrёs, Rr. Petro Nini Luarasi, Nd. 76-1, No. 2, 1010 Tiranë, Shqipёri. E-mail: blerina.vrenozi@fshn.edu.al

Posted in Spider_of_the_year_2023

Leave a Reply